AKTUALITET /

Aleks Visha arrestohet në Dubai, personazhi i TikTok: Shkak GoFundMe ku u mblodhën 450 mijë dollarë

Shkruar nga Versus

Aleks Visha arrestohet në Dubai, personazhi i TikTok: Shkak GoFundMe ku u

Personazhi i njohur i TikTokut, Aleks Visha është arrestuar nga autoritetet në Dubai. Vetë Visha ka publikuar në rrjetin e tij social pamje nga momenti i shoqërimit. Sipas tij, shkak për arrestimin ëhtë bërë një fushatë e nisur në GoFundMe për mbledhjen e 450 mijë dollarëve në ndihmë të një vajze e cila lufton me leuçeminë.

Deri më tani, nuk dihen detaje të tjera rreth ngjarjes. Në videon e publikuar në rrjetet sociale lexohet mbishkrimi: “Pas një GoFoundi ku u mblodhën 450 mijë dollarë, direkt në burg. Pse? Dhe deportim nga Dubai pas një telefonate që thonë se jam kriminel?”

Momenti i arrestimit u bë viral, ndërsa mbeten për t’u sqaruar shkaqet e vërteta të arrestimit. Versus.al

Poll