
Ambasada e SHBA-së, në Tiranë paralajmëroi qytetarët shqiptarë që të mos tejkalojnë afatin e vizës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada shpjegon se qëndrimi i tej zgjatur mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë e secili për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Amerikë.
“Respektoni kushtet e vizës suaj amerikane dhe periudhën e lejuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara.
Qëndrimi në Shtetet e Bashkuara përtej “Datës së pranimit deri më…” të I-94 mund të çojë në pasoja të rënda si heqja e vizës, deportimi i mundshëm dhe pamundësia për të marrë viza në të ardhmen.
Qëndrimi i tejzgjatur mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë tuaj për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Shtetet e Bashkuara”, shkruan ambasada e SHBA-së./Versus.al


