AKTUALITET /

"Amerika, vend mik dhe i çmuar për Shqipërinë", Goxhaj uron SHBA-të për 250 vjetorin e pavarësisë

Goxhaj tha se në shoqëritë demokratike, populli ka të drejtë e përgjegjësi të kërkojë ndryshim kur qeveria nuk mbron më të drejtat dhe dinjitetin e qytetarëve.

Shkruar nga Versus

"Amerika, vend mik dhe i çmuar për Shqipërinë",

Ish-luftëtari i UÇK, Dritan Goxhaj e mori fjalën sot me autorizim të grupit të organizatorëve të protestës për të uruar SHBA-të për 250 vjetorin e pavarësisë. Duke e cilësuar Amerikën si aleate të çmuar të kombit shqiptar, Goxhaj tha se deklarata e pavarësisë na kujton gjithashtu se pushteti nuk duhet të jetë pronë i një qeverie, por i popullit.

“Në emër të grupit organizator jam autorizuar prej tyre të lexoj këtë deklaratë. Sot në ditën e pavarësisë së SHBA-ve i urojmë popullit amerikan 250-vjetorin e pavarësisë së tyre. SHBA është një aleate strategjike e Shqipërisë dhe mike e çmuar e popullit shqiptar që ka qëndruar krah nesh në momentet më të rëndësishme të historisë sonë. Kujtojmë deklaratën e pavarësisë, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë dhe se qëllimi i qeverive është mbrojtja e lirisë dhe dinjitetit të qytetarëve.

Deklarata e pavarësisë na kujton gjithashtu se pushteti nuk është pronë e një qeverie, por një besim i dhënë nga qytetarët. Kur ky besim cënohet dhe të drejtat e njerëzve nuk mbrohen, shoqëritë demokratike kanë të drejtë të kërkojnë ndryshimin me mjete paqësore në përputhje me ligjin, këto nuk janë vetëm parime amerikane, por vlera universal mbi të cilat janë ndërtuar demokracitë moderne”- tha Goxhaj.

Ndaj Goxhajt vazhdimisht ka patur akuza nga socialisti Taulant Balla duke thënë se është i paguar nga Irani dhe se ka qenë mercenar në UÇK. Versus.al

Poll