
Duke nisur që prej ditës së nesërme, do të ndryshojë vendndodhja e disa prej zyrave të IdentiTek për aplikimet për dokumente biometrike në qytetin e Tiranës. Konkretisht do të ndryshojë vendndodhja e zyrave IdentiTek 5 dhe IdentiTek 8 dhe 9. Zyrat e reja do të jenë pranë njësive administrative përkatëse.
Zyra IdentiTek 5, e cila ndodhet në Rrugën “Robert Shvarc”, në zonën e Komunës së Parisit, do të zhvendoset dhe do të ofrojë shërbimet pranë Njësisë Administrative Nr. 5, në zonën e Bllokut.
Ndërkohë, zyra IdentiTek 8 & 9, që operon në Rrugën e Barrikadave, do të ndahet si më poshtë:
IdentiTek 8 do të funksionojë pranë Njësisë Administrative Nr. 8, në Rrugën e Dibrës; IdentiTek 9 do të funksionojë pranë Njësisë Administrative Nr. 9, në Bulevardin “Zogu I”.
Ndërsa qytetarët që kanë kryer aplikime për karta identiteti pranë zyrave IdentiTek 8 & 9 deri më sot, do t’i tërheqin dokumentet e tyre pranë Njësisë Administrative Nr. 8. Versus.al

