
Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje mbi ngjarjen ku është arratisur Altin Ndoci nga spitali i Durrësit, i cili rezultonte i dënuar për ngjarje të rënda kriminale.
“Ndaj bëhet luftë për të shkuar në Durrës. Prandaj rri elita atje. Ajo që është prapë interesante është sesi funksiononte ky ambient. Në atë ambient duhet të shkosh pasi je ekzaminuar nga mjeku i burgut, që tregon se ka nevojë për trajtim të specializuar.
Pra, disa nga të dënuarit përfitonin nga këto leje që jepeshin lehtësisht. Ndër favoret që ata kishin, ata bënin dhe takime speciale. Edhe krevatet që janë aty nuk janë as në spitale private. Në këtë ambient shkonin të paraburgosur VIP.”-tha Hoxha.

