AKTUALITET /

"As në tokë as në qiell, vend për shqiptarët nuk ka", slogane raciste nga maqedonasit në Shkup

Ende nuk ka asnjë reagim nga autoritetet maqedonase lidhur me rastin skandaloz.

Shkruar nga Versus

"As në tokë as në qiell, vend për shqiptarët nuk

Situata e tensioneve ndëretnike në Shkup sa vjen e rëndohet pas protestave të studentëve shqiptarë që kërkojnë që provimet e jurisprudencës të jepen në gjuhën shqipe. Dje u njoftua se protesta e radhës do të mbahet në Tiranë më 26 maj.

Ndërkohë në rrjetet sociale së fundmi po qarkullon një fotografi nga qendra sportive “Forca” në Shkup, ku është shkruar një slogan me gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve: “As në tokë, as në qiell, vend për shqiptarë nuk ka”.

Pamja është shpërndarë gjerësisht edhe nga figura politike dhe aktivistë, të cilët kanë kërkuar reagim dhe ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse në Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, deri tani nuk është raportuar asnjë reagim zyrtar nga autoritetet.

Incidenti vjen në një periudhë kur janë shtuar rastet e retorikës anti-shqiptare në vend. Edhe më herët, gjatë një aktiviteti sportiv, nga tifozë maqedonas u dëgjuan kore dhe thirrje fyese ndaj shqiptarëve, duke nxitur reagime dhe shqetësime për rritjen e gjuhës së urrejtjes. Versus.al

Poll