AKTUALITET /

'As serbi nuk do ta kishte bërë këtë' , i rrethuar nga bodyguard, Pëllumb Pilinçi mbërrin në Theth: Kjo qeveri e ka me ditë!

Ajo që ka tërhequr vëmendje ishte mbërritja e tij i shoqëruar nga forca të shumta private sigurie.

Shkruar nga Versus
'As serbi nuk do ta kishte bërë këtë' , i rrethuar
Pëllumb Pilinçi

Profesori i njohur për teoritë e tij të çuditshme, Pëllumb Pilinçi ka zhvilluar një vizitë të papritur në fshatin turistik të Thethit, pas shembjeve masive që janë kryer ditët e fundit me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Ajo që ka tërhequr vëmendje ishte mbërritja e tij i shoqëruar nga forca të shumta private sigurie. Gjatë takimeve me banorë vendas, profesori Pilinçi është shprehur me tone të ashpra duke e quajtur ndërhyrjen e qeverisë si një “masakër urbane që as Serbia nuk do ta kishte bërë në vitet e mëparshme”.

Në deklaratën e tij, Pilinçi ka sulmuar ashpër kryeministrin Rama dhe ka premtuar se shumë shpejt do të ndërmarrë hapa për krijimin e një qeverie të re. Ai është zotuar për ringritjen e Thethit dhe shndërrimin e tij në kryeqendrën e turizmit malor në Shqipëri.

''Kam ardhur për ju që ju kanë prishur ndërtesat. Qeveria që është sot e ka me ditë për arsye se ka prishur me një vend që të gjithë këtu i ka pasuri të tij, të gjyshërve e stërgjyshërve. Ju nuk jeni të ardhur këtu. Unë këtu shoh shumë prishje që në të kundërt kryeministri i Shqipërisë, një sharlatan, ju ka ardhur përpara disa kohëve dhe ju ka thënë që e keni bërë shumë mirë. E në të kundër jua ka shkatërruar.

Një fshat i mrekullueshëm. Janë vëllezër, por regjimi komunist ka arritur të ndajë burrin nga gruaja, shokun nga shoku, djalin nga vëllai, qëllimisht që t’i shkatërrojnë. Me çfarë shoh unë këtu, unë serbin e kam armik shekullor, por as serbi nuk do ta kishte bërë këtë.

Ne do të bëjmë qeverinë. Do të Habiteni sesi do ta bëjmë ne këtë vend. Do të bëhet qeveria këtë muaj ose mesi i muajit tjetër”, është shprehur ndër të tjera Pëllumb Pilinçi./Versus.al

 

 

 

Poll