AKTUALITET /

Autobusi i linjës Fier-Libofshë përplaset me makinën e policisë, 6 të plagosur

Shkruar nga Versus
Autobusi i linjës Fier-Libofshë përplaset me makinën e
Foto nga vendngjarja

Fier- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur "Ura e Sheqit" ku një autobus i linjës "Fier-Libofshë" është përplasur me makinën e policisë bashkiake.

Për pasojë, 6 pasagjerë kanë marrë dëmtime të lehta dhe po mjekohen në spitalin rajonal. 

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit. 

Dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë autobusi që i ka prerë rrugën mjetit të policisë bashkiake duke përfunduar më pas në murin rrethues të një ish-kompleksi dyqanesh. Versus.al

 

Tags:

aksident fier

Poll