POLITIKË /

Nis me tensione Kuvendi, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren

Shkruar nga Versus

Nis me tensione Kuvendi, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren

Pasditen e sotme nisi kuvendi, ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren duke mos lejuar askënd të fliste. Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe deputetët e tjerë akuzuan Belinda Ballukun se nuk duhet të ishte aty, por në burg sipas tyre.

“Të largohet Belinda Balluku nga seanca, nuk duhet të jetë këtu por në burg së bashku me Edi Ramën”, këto ishin akuzat e deputetëve të PD.

Berisha nisi fjalim në foltoren e Kuvendit, pavarësisht se mikrofoni u bllokua, ai përdori rrjetet sociale për të përcjellë fjalën e tij.

Nga ana tjetër kreu i Kuvendit, Niko Peleshi kërkoi që seanca, të vijonte me qetësi dhe etikë./Versus.al

Poll