AKTUALITET /

Autorit që vrau policin iu hoq dënimi i përjetshëm, flet babai i viktimës: Vrasje për herë të dytë

I habitur nga ky vendim, babai i të ndjerit tha se do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Shkruar nga Versus
Autorit që vrau policin iu hoq dënimi i përjetshëm, flet
Fotomontazh: Momenti i shoqërimit të autorit Azgan Mërnica dhe viktima, Novruz Cenalia

Dje gjykata e Apelit në Tiranë, rrëzoi vendimin e gjykatës së Fierit për dënimin e përjetshëm të Azgan Mërnicës, të riut që vrau me pistoletë policing Novruz Cenalia pasi ky i fundit i kërkoi të ulte shpejtësinë.

Pas këtij vendimi, babai i viktimës ka folur për TCH duke shprehur habinë e tij për këtë vendim të gjykatës së Apelit, ndërsa bëri me dije se do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë.

“Vendimi është i papritur për mua si prind. Si punonjës policie nuk e prisja atë vendim, por shpresoj te drejtësia deri në fund. Vendimi është vrasje e dytë për mua, çfarë të them? Do vazhdojmë rrugët ligjore, jam punonjës policie, zbatimin e ligjit. Nuk ka më të rëndë se ajo që na ndodhi, por do mundohemi ta përballojmë. Do ta çojmë vendimin në Gjykatën e Lartë, shpresoj që do të vihet drejtësia në vend. Ia kam lënë drejtësisë, të bëjë punën e saj” – u shpreh babai i policit të ndjerë i cili u ekzekutua më 13 maj të vitit 2024. Nga dënimi i përjetshëm, për autorin u vendos dënimi me 35 vite burg. Versus.al

Poll