AKTUALITET /

Avokati i Popullit nis hetimet pas akuzave të Erion Veliajt për “ngacmim s*ksual” nga agjentët e BKH-së

Pas deklaratave publike të Veliajt, i cili denoncoi trajtim të padrejtë, Komisioneri për Parandalimin e Torturës, Ahmet Prenci, ka zhvilluar një vizitë në paraburgimin e Durrësit për të kryer verifikime të hollësishme lidhur me rastin.

Shkruar nga Versus
Avokati i Popullit nis hetimet pas akuzave të Erion Veliajt për
Erion Veliaj

Avokati i Popullit ka nisur verifikimet mbi mënyrën se si është shoqëruar dhe trajtuar Erion Veliaj nga paraburgimi i Durrësit drejt ambienteve të një klinike private, ku iu nënshtrua analizave mjekësore.


Pas deklaratave publike të Veliajt, i cili denoncoi trajtim të padrejtë, Komisioneri për Parandalimin e Torturës, Ahmet Prenci, ka zhvilluar një vizitë në paraburgimin e Durrësit për të kryer verifikime të hollësishme lidhur me rastin.

Erion Veliaj dy ditë më parë nëpërmjet një shkrimi të gjatë në rrjetet sociale ku fliste për procesin hetimor të SPAK ndaj tij e cilësoi “të padrejtë” dhe “poshtërues”.

Por mes të tjerash, ndër rreshta Veliaj përmendi edhe rastin e ekzaminimit të tij në spitalin e Durrësit javë më parë.

Sipas tij agjentët e BKH-së në sallën e operacionit i kanë bërë një kontroll të imtësishëm deri në pikën që ai e cilësonte si “Voyerism”, apo thënë ndryshe një lloj ngacmimi seksual./Versus.al

Poll