AKTUALITET /

Banorët e fshatit Varibop dalin në protestë: Kërkojmë rrugë! Fëmijët i çojmë në shkollë nëpër baltë

Shkruar nga Versus

Banorët e fshatit Varibop dalin në protestë: Kërkojmë

Rruga në fshatin Varibopit në Cakran të Fierit, është dëmtuar e gjitha, pothuajse është në gjendje të pakalueshme gjatë dimrit për shkak të gropave. Ditën e sotme protestuan dhe i bënë thirrje institucioneve përgjegjëse të investojnë dhe mundësojnë një rrugë për kalimin e mjeteve.

“20 fëmijë që shkojnë çdo ditë në shkollë, ecin në këmbë. Gjithë baltë e llucë i çojmë në shkollë.

Është turp! Na thanë se do asfaltohet në 2025, por ende nuk kanë bërë asgjë. Këtu është të ikësh me vrap nga ky vend. Këta na premtuar disa here dhe nuk e asfaltojmë. Ne e mirëmbajmë vete se ndryshe këtu nuk kalohet fare”, deklaruan banorët.

Në këtë fshat jetojnë të paktën njëqind familje, të cilët çdo ditë hasin vështirësi për të transportuar fëmijët në shkollë.

Banorët tregojnë se ambulance, shërbimet e emergjencës apo zjarrfikësja e kanë të pamundur të kalojnë në këtë rrugë. Kjo rrugë nuk i është nënshtruar rikonstruksionit prej disa vitesh./Versus.al

Poll