AKTUALITET /

Bardhi foli për “mbledhje sekrete për tenderat”, postimi për Ballukun rezulton ‘fake news’! Foto u bë në përvjetorin e DPSHTRR

Shkruar nga Versus

Bardhi foli për “mbledhje sekrete për tenderat”, postimi

Ditën e djeshme, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi publikoi një foto ku shfaqeshin zv.kryeministrja Belinda Balluku, ish-drejtori i ARRSH, Ervis Berberi dhe persona të tjerë. Në rrjetet sociale fotoja u shpërnda me shpejtësi me pretendimin e Bardhit se fotografia ishte bërë gjatë një mbledhje të Ballukut me bashkëpunëtorët e saj në kompleksin “Nobis” ku sipas tij mblidheshin për të përcaktuar se cila kompani do të merrte tenderat në projekte të caktuar.

Bardhi foli për “mbledhje sekrete për tenderat”, postimi
Postimi i Gazment Bardhit

Por pas verifikimeve të kryera, rezulton se fotoja është kryer në vitin 2019 gjatë festës së 20 vjetorit të krijimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, e mbajtur në Pallatin e Brigadave. Asokohe pamjet e ceremonisë ishin publikuar në media, ndërsa në event mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Bardhi foli për “mbledhje sekrete për tenderat”, postimi
Eventi i DPSHTRR për 20 vjetorin

Për foton ka reaguar edhe avokati Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë. Ai shkruan se fotoja shihet qartë se është shkrepur në Pallatin e Brigadave dhe jo në ndonjë ambient privat siç pretendon Gazment Bardhi. Manjani ngre pikëpyetje sesi fotoja e cila gjendet në celularin e sekuestruar të Ervis Berberit, përfundoi në duart e Gazment Bardhit i cili e publikoi në rrjetet sociale. Sipas ish-ministrit prokurori i çështjes, Dritan Prençi duhet të japë llogari për rrjedhjen e të dhënave.

“Kjo foto e bërë nga Ervis Berberi, duket qartë që nuk është mjedis shtëpie.  Ky mjedis   gjendet në Pallatin e Brigadave.  Por pavarësisht kësaj, pyetja themelore që kam është kjo: Si gjendet kjo foto në dorë të Gazmend Bardhit, nga celulari i sekuestruar e Ervis Berberit?!

Në ç'rrethana ligjore, apo proçedurale kjo foto, e cila nuk është pjesë e asnjë fashikulli gjykimi dhe, nuk gjendet në asnjë dosje të asnjërit prej të pandehurve, ka dalë nga memoria e celularit të Ervis Berberit dhe gjendet në dorë të Gazit?!

Shikoni, kjo foto ka dalë nga SPAK dhe nga askush tjetër. Në vetvete ajo nuk shërben si provë e as si indicie për hetimet që janë në proçes. Ndaj dhe nuk gjendet në asnjë dokument zyrtar të dosjeve me akuzat e bëra.  Kjo foto provon vetëm një gjë: që SPAK nxit drejtësinë popullore dhe politike ndaj personave që ka nën hetim. Huq i përhershëm ky... Dalja e kësaj foto në publik, përbën akt flagrance ndaj prokurorit të çështjes, i cili duhet të japë llogari për këtë gjë.  Ai është rojtari i të dhënave hetimore. Askush tjetër, përveç atij nuk ka përgjegjësi për nxjerrjen në publik e të dhënave personale të personave”- shkruan Manjani.

Ndërsa shton më tej se Bardhi kërkon të “hakmerret” për disfatën e PD në Fier dhe për këtë përdor edhe gënjeshtra.

“Gaz Bardhi, i cili kërkon të lajë turpin e dështimit politik për humbjen më të thellë në Fier, është i gatshëm të bëjë lajmësin e SPAK të drejtësisë popullore, qoftë dhe me gënjeshtra. Sidoqoftë përhapësi i të dhënave që i jep SPAK, nuk e bën atë fitues në zgjedhje, por temë tjetër kjo.

Përgjegjës ligjor për nxjerrjen e kësaj foto është Prokurori i SPAK. Ky nuk është thjesht skandal, por sjellje anti kushtetutë e anti ligj nga ana e prokurorëve. Kam kohë që e denoncoj këtë fenomen. Kjo e sotmja është provë tjetër e kësaj sjellje dhune ndaj personit dhe drejtësisë. Kaq”- shton më tej avokati. Versus.al

Poll