AKTUALITET /

''Bashkëaksioner në një kompani prodhimi kanabisi në RMV'', detaje të reja nga vr*sja e agjentit imobilar

Policia po heton për ndonjë konflikt të mundshëm të 50 vjeçari në këtë biznes.

Shkruar nga Versus
''Bashkëaksioner në një kompani prodhimi kanabisi
Viktima, Edmond Sula

Një javë pas vrasjes së agjentit imobilar, Edmond Sula në derën e banesës së tij në fshatin Bërxullë të Vorës, janë zbuluar detaje të reja nga policia. Ende nuk ka rezultate konkrete që të çojë në identifikimin e autorit, por elementë të rinj janë zbardhur së fundmi.

Sula rezulton të ketë qenë bashkëaksioner në një kompani të licencuar për kanabisin mjekësor në Maqedoninë e Veriut, vend ku kjo mënyrë biznesi është e ligjshme.

Ka dyshime për ndonjë konflikt të mundshëm që lidhet me këtë biznes edhe pse deri tani nuk ka prova bindëse. Në varësi të përgjigjeve që mund të vijnë nga pala maqedonase mbi aktivitetin e Sulës, mund të ketë edhe rrjedhë konkrete hetimesh. Versus.al

Poll