
Fier- Një 36 vjeçar në fshatin Plug të Lushnjës u arrestua nga policia pasi u kap duke kryer 2 vjedhje të njëpasnjëshme.
M.G, i dënuar më parë për vjedhje, kreu 2 grabitje të njëpasnjëshme më 16 dhe 17 korrik. Më e fundit ishte ajo brenda një lokali ku vodhi paratë e laptopin, më pas i vuri flakën biznesit.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Versus.al

