AKTUALITET /

Beci shkarkon aktorin e Teatrit “Migjeni”! Shkreli: E përgatitur nga burokratët hakmarrës

Shkreli pretendon se shkarkimi i tij është bërë për hakmarrje nga drejtuesit e bashkisë Shkodër.

Shkruar nga Versus
Beci shkarkon aktorin e Teatrit “Migjeni”! Shkreli: E
Teatri Migjeni dhe Simon Shkreli

Aktori i trupës së teatrit “Migjeni” në Shkodër, Simon Shkreli është pushuar nga puna me anë të një shkrese të firmosur më 23 korrik nga Alban Preka zëvendësi i kryebashkiakut Benet Beci, në mungesë të këtij të fundit.

Beci shkarkon aktorin e Teatrit “Migjeni”! Shkreli: E
Shkresa e shkarkimit të Shkrelit

Në shkresën e shkarkimit të lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Kulturës dhe Sportit thuhet se ky vendim është marrë për “arsye të mungesës efikasitetit, efektivitetit, produktivitetit dhe cilësisë në punë”.

Vetë Shkreli e ka publikuar dokumentin në rrjetet sociale ku i ka cilësuar përpiluesit e tij si “pseudo-artistë” dhe “individë hakmarrës” të cilët sipas tij i kanë shkaktuar shumë dëme teatrit të Shkodrës që prej vitit të kaluar kur ia hoqën autonominë.

Reagimi i plotë i aktorit:

Mungesë efikasitetit, efektivitetit, produktivitetit dhe cilesisë në punë"!

Ky është motivacioni që burokratët e Bashkisë Shkodër kanë gjetur si shkak për të nisur proceduren e shkarkimit tim nga puna si aktor i trupes se Teatrit " Migjeni" në Shkodër.

Nje leter bakalli, sipas nje relacioni te pergatitur nga Zyra e Kultures ne Bashkinë e Shkodrës, e gatuar nga pseudo-artist, te cilet sot kanë vesh petkun e zyrtarit, më paskan vlerësuar edhe cilesinë dhe produktivitetit. Dhe aftësinë time skenike.

Por unë nuk do dorezohem, do i faktoj të kundërtën e pretendimeve te tyre, të cilët paskan marrë edhe peshoren e cilesisë së artit të aktrimit.

Hijet e zeza që po i sillen Teatrit " Migjeni" e nisën me mua dhe me kolegun Vladimir Dodaj, atë që e kane nisur një vit me pare kur i hoqën autonominë teatrit, duke e shkrirë si institucion te varësisë.

Projektet ogurzeza të individëve hakmarrës, dëmet që i janë shkaktuar këto dy vite, dhe do shkaktohen në të ardhmen do jenë aq të medha.

Ndersa unë dinjitetin tim do e mbroj me çdo kusht.

Nuk do bëj asnje hap pas!

Ditët në vazhdim e deri në fund do jem perballë padrejtesisë që më është bërë.

Individet pergjegjes, do këne mundesine të përgjigjen para organeve të ligjit për paligjshmeritë e tyre. As unë s' do e kem personale!

Simon Shkreli i cili më parë ka qenë i angazhuar edhe në fushën e gazetarisë rezulton të jetë bashkëshorti i kryetares së PD në Shkodër, Eliona Shkrelit. Sipas disa reagimeve nga opozita thuhet se shkarkimi i Shkrelit lidhet me këtë fakt. Versus.al

Poll