Numri i të burgosurve që kanë humbur jetën në institucionet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri paraqitet shqetësues, duke krijuar një panoramë që i ngjan një bilanci të rëndë.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për periudhën janar 2020 – shtator 2025 kanë humbur jetën brenda qelive 134 persona, ndërsa 5 raste të tjera janë regjistruar vetëm në tre muajt e parë të vitit 2026.
Statistikat tregojnë se viti 2024 ka shënuar numrin më të lartë të vdekjeve, me 32 të burgosur të ndarë nga jeta, ku 31 raste lidhen me shkaqe shëndetësore dhe një rast është klasifikuar si vetëvrasje.
Edhe vitet e mëparshme paraqesin një situatë të ngjashme: në 2023 janë regjistruar 25 vdekje (23 shëndetësore, 1 vetëvrasje dhe 1 vrasje), në 2022 janë shënuar 17 raste, ndërsa në 2021 kanë ndodhur 19 vdekje, ku dominon sërish faktori shëndetësor dhe rastet e vetëvrasjes.
Në vitin 2020, 26 të burgosur kanë humbur jetën, prej të cilëve 21 për shkaqe shëndetësore dhe 5 si pasojë e vetëvrasjes.
Të dhënat nxjerrin në pah se problemi kryesor në sistemin penitenciar mbetet gjendja shëndetësore e të dënuarve, ndërsa rastet e vetëvrasjeve, edhe pse në numër më të ulët, vijojnë të mbeten një sinjal alarmi për institucionet përgjegjëse.
View this post on Instagram
/Versus.al

