
Gjykata e Lartë ka vendosur këtë të hënë të pranojë rekursin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku kundër masës “Ndalim i daljes nga vendi”.
Balluku kishte depozituar rekursin më 29 janar, duke kundërshtuar ndalimin e udhëtimeve jashtë Shqipërisë, pasi pasaporta e saj ishte e bllokuar me vendim të GJKKO.
Sa i përket masës së pezullimit të ushtrimit të detyrës, ish-ministrja nuk ka ngritur pretendime, duke marrë parasysh se Apeli e ka pezulluar deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Prokuroria e Posaçme e akuzon Ballukun për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë në tendera” në dy raste: për Tunelin e Llogarasë dhe për tre lote të ndërtimit të Unazës së Madhe në Tiranë./Versus.al

