AKTUALITET /

Bllokoi makinën e drejtorit të arsimit me pretendimin se blinte vota, arrestohet burri i deputetes Elda Hoti në Mirditë

Shkruar nga Versus
Bllokoi makinën e drejtorit të arsimit me pretendimin se blinte vota,
Ladi Ndoja dhe deputetja Elda Hoti

Lezhë- Policia e Mirditës ka arrestuar Ladi Ndojën, burrin e kandidates për deputete të PD, Elda Hoti për pengimin e qarkullimit të automjeteve.

45 vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me një tjetër mbështetës të PD bllokuan mbrëmë makinën e drejtorit të Arsimit në Lezhë Renuar Kola me pretendimin se po blinin vota për PS-në.

Gjithashtu është arrestuar edhe 25 vjeçari Amarildo Jushi. Ndaj të dyve rëndojnë akuzat për tre vepra penale “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Gjatë kontrollit në makinë, policia ka gjetur lista zgjedhësish.

Kjo është e disata herë që ndodhin ngjarje të tilla në qarqe të ndryshme, grupe të PD-së që ndalojnë makinat e zyrtarëve të caktuar të cilët udhëtojnë natën në zona të ndryshme. Versus.al

Poll