AKTUALITET /

Bora bllokon rrugën e Thethit, varg i gjatë automjetesh! Ankohen shoferët: Nuk është pastruar rruga

Shkruar nga Versus

Bora bllokon rrugën e Thethit, varg i gjatë automjetesh! Ankohen

Disa automjete mbetën të bllokuara ditën e sotme në Qafë Thore të Thethit, në qarkun Shkodër.

Dëbora mbuloi rrugën duke vështirësuar lëvizjen e mjeteve, gjë e cila solli bllokimin e qytetarëve në mes të të ftohtit që arrin disa gradë nën zero. Drejtuesit e mjeteve ankohen se borëpastrueset nuk kanë qenë në terren që nga mesdita dhe rruga nuk po pastrohet.

Shoferët treguan se u është kërkuar pagesë për të ndërhyrë dhe për të pastruar rrugën, ndërsa ata vijojnë të mbeten të bllokuar në kushte të vështira.

Shoferët shpjeguan se “një person me fuoristradë u ka ardhur duke u thënë se po të paguanin 200 mijë lekë të vjetra do i kalonte ai matanë rrugës”./Versus.al

Poll