AKTUALITET /

Borxh për llotot, sherri i mëparshëm dhe polici i plagosur, kush janë 2 vëllezërit Lika të shpallur në kërkim

Të dy vëllezërit janë persona të skeduar nga policia.

Shkruar nga Versus

Borxh për llotot, sherri i mëparshëm dhe polici i plagosur, kush

Polici i plagosur, Anxhelo Kumaraku, ka deklaruar në komisariat se fqinjin e tij Klejdi Spaja me të cilin ndodhej në momentin e ngjarjes, e kishte shok fëmijërie.

Sipas informacioneve, fqinji i Kumarakut i cili kishte shkelur masën e arrestit shtëpiak në momentin e ngjarjes, kishte patur një konflikt me 2 vëllezër për shkak të një borxhi. 

Muaj më parë, ai kishte dhunuar 2 vëllezërit Aldo dhe Ali Lika dhe këta të fundit, në shenjë hakmarrje kanë tentuar ta qëllojnë me armë, por kanë plagosur gabimisht policin 30 vjeçar. Sipas burimeve, Ali Lika ka qenë personi që ka qëlluar me armë kundrejt policit dhe fqinjit të tij.Vëllai i tij kishte hyrë në borxhe të mëdha për shkak të lojërave të fatit dhe njerëz të ndryshëm kishin nisur t'i kërkonin paratë. Versus.al

Poll