AKTUALITET /

Daily Mail jehonë arrestimit të vëllezërve Hoxhosmani: Dhëndri i Majlinda Bregut në pranga për trafik ndërkombëtar kokaine: Ka biznese dhe në Britani!

Daily Mail i ka kushtuar një artikull vëllezërve Klevis dhe Artur Hoxhosmani të arrrestuar pak ditë më parë nga SPAK për trafik ndërkombëtare droge.

Shkruar nga Versus

Daily Mail jehonë arrestimit të vëllezërve Hoxhosmani:

DAILYMAIL-Një shqiptar i pasur, i lidhur me disa biznese në Britani dhe me një vjehërr glamuroze që është politikane, është arrestuar së bashku me vëllain e tij, pasi dyshohet se janë përfshirë në një komplot për të trafikuar kokainë me vlerë 335 milionë paund.

Klevis Hoxhosmani, 37 vjeç, dhe vëllai i tij 42-vjeçar, Artur, u arrestuan të shtunën nga njësia e krimit të organizuar në Shqipëri, për dyshimet mbi përfshirjen e tyre në një konspiracion për të trafikuar sasi industriale të drogës nga Amerika Latine drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së.

Hoxhosmani është në një lidhje me Kejda Ajazin – vajza e Majlinda Bregut, 51 vjeçe, ish-ministre e Integrimit Evropian të Shqipërisë, e cila u tërhoq nga mandati si deputete në vitin 2017 dhe aktualisht punon për një organizatë të quajtur Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.

Çifti i ri është i njohur në Shqipëri për ekspozimin e jetës së tyre luksoze në rrjetet sociale, përfshirë udhëtimet e shpeshta në Londër, Dubai dhe Monako – ku së fundmi janë filmuar të veshur me rroba firmato duke zbritur nga një makinë luksoze.

Arrestimi i Hoxhosmanit ka nxitur tashmë spekulime në Shqipëri mbi burimin e vërtetë të pasurisë së çiftit.

Kjo çështje është gjithashtu me interes për oficerët e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila po mbikëqyr hetimin që çoi në arrestimin e tij.

Prokurorët shqiptarë pretendojnë se Hoxhosmani dhe vëllai i tij ishin pjesë e një grupi të madh të krimit të organizuar ndërkombëtar, ku përfshiheshin të paktën nëntë persona të tjerë.

Foto të publikuara nga Dailymail

Daily Mail jehonë arrestimit të vëllezërve Hoxhosmani:
Klevis Hoxhosmani dhe e dashura e tij Kejda Ajazi
Daily Mail jehonë arrestimit të vëllezërve Hoxhosmani:
Klevis Hoxhosmani në një makinë me vëllain e tij, Artur, i cili u arrestua gjithashtu të shtunën.
Daily Mail jehonë arrestimit të vëllezërve Hoxhosmani:
Vjehrra e Hoxhosmanit është Majlinda Bregu, 51 vjeç, ish-ministre e Integrimit Evropian në Shqipëri.

Banda akuzohet për kontrabandimin e drogës nga Kolumbia ose Ekuadori, për ta transportuar më pas me rrugë detare dhe tokësore drejt Britanisë.

Prokurorët pretendojnë se ata qëndrojnë pas një ngarkese prej 250 kg kokaine që u sekuestrua në Francë në prill të vitit 2020 – e cila dyshohet se ishte në rrugë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Mesazhe të shkëmbyera në një platformë të enkriptuar të quajtur Sky/ECC dyshohet se tregojnë anëtarët e bandës të shokuar kur kuptuan se droga ishte sekuestruar.

Hoxhosmani ka lidhje të ngushta me Britaninë, pasi figuron në Companies House (regjistri zyrtar i bizneseve në MB) si i lidhur me tre biznese me bazë në Bournemouth.

Ai është listuar si drejtor i kompanisë Crystal Hand Car Wash, e cila u themelua në vitin 2013 dhe u shpërbë në 2015. Po ashtu është ish-drejtor i Barrack Road Tyres, një dyqan gomash në Christchurch që tani ka pronar të ri.

Daily Mail jehonë arrestimit të vëllezërve Hoxhosmani:

Hoxhosmani mbetet ende drejtor i Opa Coffee Limited, që është regjistruar në një dyqan të boshatisur pranë Central Gardens, një park në qendër të qytetit Bournemouth.

Daily Mail jehonë arrestimit të vëllezërve Hoxhosmani:

Ai ka precedent penal në Mbretërinë e Bashkuar dhe në vitin 2014 është shpallur fajtor për sulm ndaj një gruaje në Ferndown, pranë Bournemouth. U dënua me urdhër pune në komunitet dhe u detyrua të paguajë një dëmshpërblim prej 60 paundësh.

Vëllai i tij, Artur, ka qenë pronari i mëparshëm i një lavazhi tjetër në zonë, Ferndown Hand Car Wash, ku kohët e fundit janë arrestuar dy persona – një afgan dhe një irakian – për shkelje të kushteve të lirimit me kusht.

Njëri nga anëtarët e dyshuar të grupit, Erion Alibej, tashmë po bashkëpunon me prokurorët.

Në gjykatë, ai deklaroi se një bashkëpunëtor i tij ishte rrahur në Londër pasi kishin humbur 50 kg kokainë.

Oficerët e SPAK kanë sekuestruar një jaht luksoz dhe një flotë makinash, përfshirë një Mercedes Benz AMG G63, një Volkswagen Golf 7 dhe një Volkswagen Sharan.

Gjithashtu janë marrë në posedim dy orë luksoze, 16 telefona celularë, 19 karta bankare dhe tre armë zjarri me karikatorë dhe fishekë.

Bashkë me vëllezërit Hoxhosmani, të arrestuar të shtunën u emëruan edhe Plarent Dervishi dhe Erion Alibej.

Ata u paraqitën në gjykatë një ditë më vonë, ku gjyqtari Erion Bani pranoi kërkesën e prokurorisë për t’i mbajtur në paraburgim deri në gjykim.

Dy burra të tjerë, Elidon Skëndaj dhe Ilir Lloshi, janë ende në kërkim nga policia.

Prokurorët shqiptarë bënë me dije se hetimi është ndihmuar nga policia në Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Europian.

Daily Mail jehonë arrestimit të vëllezërve Hoxhosmani:

Daily Mail jehonë arrestimit të vëllezërve Hoxhosmani:

“Ky hetim i suksesshëm i udhëhequr nga SPAK është rezultat i drejtpërdrejtë i bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, në veçanti me EUROPOL, EUROJUST, agjenci të vendeve anëtare të BE-së**, si dhe agjenci partnere të zbatimit të ligjit në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat ofruan mbështetje përmes analizës së thelluar të të dhënave dhe zbatimit të një koordinimi efektiv ndërkombëtar policor,” thuhet në deklaratë.

“Vlera e materialit të zbuluar përmes analizës së të dhënave të komunikimit të dekriptuar nga Sky/ECC ka qenë thelbësore për të plotësuar provat e mbledhura gjatë hetimit dhe mbetet e rëndësishme për arritjen e rezultateve të duhura hetimore.

Ky informacion ka qenë kyç në identifikimin e veprave të rënda penale, të dyshuarve dhe në përcaktimin e rolit të tyre brenda këtij grupi të strukturuar kriminal.”/Përshtati në shqip Versus.al

 

Poll