
Ky person që shihni në foto është 55 vjeçari Çlirim Dogani, i arrestuari nga policia e Fierit nën dyshimin se ka bashkëpunuar me 26 vjeçaren Emanilda Rama për të vrarë babain e saj Anesti Rama në fshatin Frashër.
Grupi hetimor ka dyshime të forta se Dogani dhe e reja kanë patur lidhje intime me njëri-tjetrin dhe se një prej arsyeve të krimit të rëndë ka qenë edhe mos-dakordësia e babait të autores me këtë marrëdhënie.
Emanilda Rama raportohet të ketë qenë e fejuar edhe 3 herë më përpara, por ishte ndarë pasi i ati nuk kishte qenë dakord.
Nga ana tjetër, 55 vjeçari me banim në Arapaj të Roskovecit ishte i martuar dhe ka fëmijë në moshë madhore. Versus.al







