AKTUALITET /

Del foto, ky është 48-vjeçari që u vra me thikë në Kavajë!

Shkruar nga Versus
Del foto, ky është 48-vjeçari që u vra me thikë
Viktima, Skerdilajd Isufi

Personi në foto është 48-vjeçari Skerdilajd Isufi i cili u vra me thikë pasditen e sotme në Kavajë.

Shkak për konfliktin mësohet të jetë bërë një vend parkimi. Autori Roland Puaj ka dalë nga shtëpia e tij dhe i ka kërkuar 48-vjeçarit që të largonte makinën.

Ky i fundit ka refuzuar dhe ka nisur debati, fillimisht me fyerje të ndërsjellta dhe më pas deri në përdorimin e armëve të ftohta. Autori ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar Isufin në zemër.

Poll