Çfarë do të gjeni në brendësi
*Një vrasje me thikë është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në Kavajë. *Autori 48-vjeçar Roland Puja është në arrati dhe policia po punon për kapjen e tij. *Dyshohet se konflikti ndodhi për një vend parkimi.
Del foto, ky është 48-vjeçari që u vra me thikë në Kavajë!
Personi në foto është 48-vjeçari Skerdilajd Isufi i cili u vra me thikë pasditen e sotme në Kavajë.
Shkak për konfliktin mësohet të jetë bërë një vend parkimi. Autori Roland Puaj ka dalë nga shtëpia e tij dhe i ka kërkuar 48-vjeçarit që të largonte makinën.
Ky i fundit ka refuzuar dhe ka nisur debati, fillimisht me fyerje të ndërsjellta dhe më pas deri në përdorimin e armëve të ftohta. Autori ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar Isufin në zemër.
Vrasja në Kavajë pas një mosmarrëveshjeje për një vend parkimi: I kërkoi të lëvizte makinën, viktima reagoi ashpër

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në lagjen nr. 3 të qytetit të Kavajës, ku një person humbi jetën pas të shtënave me thikë nga një tjetër qytetar.
Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka ndodhur mes dy 47-vjeçarëve, Roland Puja dhe Skerdilajd Isufi, për shkak të një mosmarrëveshjeje të çastit rreth parkimit të automjeteve.
Autori, Roland Puja, ka dalë nga banesa e tij dhe i ka kërkuar Isufit të largonte makinën, por ky i fundit ka refuzuar.
Debati mes tyre ka degjeneruar shpejt, fillimisht me fyerje verbale, dhe më pas me përdorimin e armëve të ftohta.
Roland Puja ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur Skerdilajd Isufin dy herë në zonën e zemrës, duke i shkaktuar vdekjen në spital./ Versus.al
Vrasje me thikë në Kavajë, 47-vjeçari humb jetën në spital! Shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme rreth në lagjen nr. 3 të Kavajës, ku një 47-vjeçar dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) një bashkëmoshatar, i cili si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë në spital.
Sipas njoftimit zyrtar, policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.02.2026, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3, Kavajë, shtetasi R. P., rreth 47 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. I., rreth 47 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.Versus.al

