
Reperi i njohur Kleviol Ahmeti, i njohur për publikun si “Cllevio”, është liruar nga burgu pas përfundimit të dënimit të tij.
39-vjeçari vuante dënimin në burgun e Fierit që prej tetorit të vitit 2025, kur u ekstradua nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë.
Ahmeti ishte dënuar për veprat penale të përndjekjes dhe shkeljes së masës së sigurisë, akuza që lidhen me konfliktin e tij të bujshëm me reperin Rigels Rajku, i njohur si “Noizy”.
Me përfundimin e afatit të dënimit, ai tashmë është liruar nga qelia, duke mbyllur një periudhë të trazuar ligjore që tërhoqi vëmendjen e opinionit publik dhe botës së showbiz-it shqiptar.

