AKTUALITET /

Dëmtime në rrjetin energjetik pas problemeve në aksin Librazhd-Pogradec, stakohet energjia në disa zona

Problemet në aksin Librazhd-Pogradec kanë shkaktuar dëmtime në rrjetin energjetik dhe bllokim rrugësh. Sot energjia elektrike do të stakohet nga 10:00 deri në 17:00 për demontimin e një shtylle të tensionit të mesëm në Linjën 110 kV Librazhd – HEC Egnatia.

Shkruar nga Versus

Dëmtime në rrjetin energjetik pas problemeve në aksin

Problemet në aksin Librazhd-Pogradec kanë shkaktuar dëmtime në rrjetin energjetik dhe bllokim rrugësh.

Sot energjia elektrike do të stakohet nga ora 10:00 deri në 17:00 për demontimin e shtyllës së tensionit të mesëm në Linjën 110 kV Librazhd – HEC Egnatia.

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Polin e Dijes në Korçë me helikopter, pasi aksi rrugor është i bllokuar, ndërsa ARRSH njofton se në zonën “Arrat e Gurrës” do të kryhet rivlerësim urgjent gjeologjik dhe teknik.

Pa energji elektrike do të mbeten disa zona në rrethin e Librazhdit, përfshirë: Babje, Buzgar, Drapata, Dragostunjë, Ferrë, Frarë, Hotolisht, Gurëkuqe dhe HEC-i Xhyrë./Versus.al

Tags:

energji

Poll