AKTUALITET /

Dështon arratisja në burgun e Shënkollit, i dënuari kapet 500 metra larg rrethimit (EMRI)

Personi që tentoi të arratisej, u kap brenda disa minutash.

Shkruar nga Versus
Dështon arratisja në burgun e Shënkollit, i dënuari kapet
Burgu i Shënkollit

Lezhë- Policia e burgut të Shënkollit ka arritur të ndalojë arratisjen e një të dënuari.

31 vjeçari Adriano Berisha u kap 500 metra larg nga rrethimi i burgut. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm gjatë një aktiviteti për sistemimin e mbeturinave në regjimin e jashtëm.

Është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Versus.al

Poll