
Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni blic që po zhvillohet mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës, ku prokuroria ka firmosur dhjetëra urdhër-arreste ndaj punonjësve të Komisariatit të Sarandës, zyrtarë vendorë, si edhe persona të lidhur me sektorin e ndërtimit dhe biznesit.
Sipas burimeve paraprake, hetimet lidhen me dyshime për shkelje të ndryshme penale që kanë të bëjnë me ndërtimet pa leje në zonat e Sarandës dhe Ksamilit.
Deri në këto momente raportohet se janë vënë në pranga dy persona, një efektiv policie dhe një biznesmen.
Masë sigurie është caktuar për kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Sarandë, Eduart Veliu.
Në listën e personave ndaj të cilëve janë marrë masa përfshihet edhe biznesmeni Alqi Papa, i lidhur me objektin “Oaz”, si dhe Irakli Kociu, oficer policie.
Ndërkohë, është arrestuar edhe Kristofor Shkrepa, specialist i policisë në Ksamil, ndërsa ndaj Kastriot Satka është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.
Ndërkohë masë sigurie është lëshuar dhe për kryeinspektorin e IMT në Sarandë Eduart Veli si dhe për Arjola Dhramin dhe Xhaferr Bajon, pronarë të beach-barit Copacabana në Ksamil.
Masë sigurie edhe për ndërtuesin Merdar Koshi, i cili dyshohet se ka ndërtuar dy kate pa leje në qendër të Sarandës.

