
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një vajzë 16-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës.
Sipas policisë, e mitura, gjatë momentit të denoncimit në komisariat, është përfshirë në një gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar të dëmtojë veten me një mjet prerës dhe ka ushtruar dhunë ndaj një punonjëseje policie.
Burime bëjnë me dije se vajza përndiqej nga ishi i saj Jetmir Llanajn, 46 vjeç i cili ndodhet aktualisht në burg.
Pas ndalimit të Llanajt në mars 2025, e mitura kishte nisur një marrëdhënie të re, gjë që mendohet se ka shtyrë ish-të dashurin të kërkonte hakmarrje, duke dërguar persona që ta ndiqnin dhe ta përndiqnin vajzën.
E ndjekur dhe e frikësuar, 16-vjeçarja ka tentuar të vetëlëndohet me një copë xhami, por fatmirësisht pa pasoja për jetën.
Gjatë marrjes në pyetje, në një gjendje të paqëndrueshme emocionale, ajo ka kafshuar një oficere policie.
Ndërkohë, policia vijon hetimet për identifikimin e personave të përfshirë në ndjekjen dhe kërcënimin e së miturës.