
Korçë- Dy të rinj 23 vjeçarë janë arrestuar nga policia pasi akuzohen se mesditën e së enjtes kanë dhunuar brutalisht Saleh Nasr, futbollistin e skuadrës së Skënderbeut.
Të arrestuarit Vangjel Jovani e Thanas Veshi dyshohet se e kanë goditur disa herë në kokë lojtarin egjiptian duke i shkaktuar plagë të rënda, por fatmirësisht gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve, futbollisti 26 vjeçar në qershor të këtij viti kishte kanosur me thikë Vangjel Jovanin. Gjithashtu janë proceduar penalisht 4 persona të tjerë të cilët kanë qenë nën shoqërinë e dy të arrestuarve. Versus.al







