
Një incident i rëndë është regjistruar gjatë orëve të natës në Tiranë, ku tre automjete janë përfshirë nga flakët pranë godinës së Postës Shqiptare, në rrugën “Çamëria”.
Sipas informacioneve paraprake, mjetet janë djegur në rrethana ende të paqarta, ndërsa dyshimet e para flasin për një zjarrvënie të qëllimshme.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe sigurimin e zonës.
Burime bëjnë me dije se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa po verifikohen kamerat e sigurisë në zonë për të identifikuar lëvizje të dyshimta apo persona që mund të kenë lidhje me ngjarjen. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar./Versus.al

