
Një shtëpi është përfshirë nga flakët në fshatin Gurishtë–Shilbatër, Njësia Administrative Tregan, në Elbasan.
Banesa e shtetasit Arif Paeshti pothuajse është shkrumbuar plotësisht nga flakët.
Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, flakët e favorizuara nga era dogjën banesën brenda pak minutave.
“Menjëherë pas njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur mjetet zjarrfikëse nga Bashkia Elbasan për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur rrezikun e përhapjes së zjarrit në banesat përreth.
Si pasojë e zjarrit, katër anëtarë të familjes kanë mbetur në qiell të hapur, në një kohë kur temperaturat në zonë janë mjaft të ulëta dhe shënojnë vlera negative”, njofton policia.
Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. /Versus.al

