AKTUALITET /

Dizdari ‘mori në qafë’ krerët e karteleve, hetimet për ta nisën nga ‘lufta’ për tokat pranë Air Albania

Denis Matoshi, ose Eldi Dizdari përmendet në dosje si një prej krerëve të grupeve të drogës që furnizoheshin me drogë nga 'kumbari' Shpëtim Aliu.

Shkruar nga Versus
Dizdari ‘mori në qafë’ krerët e karteleve, hetimet
Eldi Dizdari

Megaoperacioni i bërë publik së fundmi nga SPAK ku po goditen krerët e grupeve kriminale që merreshin me trafik droge dhe kishin investuar miliarda euro në blerjen e pasurive të paluajtshme në Shqipëri, ka nisur nga një hetim pasuror që po bëhej për Eldi Dizdarin, i njohur si Denis Matoshi.

Në vitin 2020, SPAK nisi hetimin e pasurive të tij pasi u mësua se ai kishte përfituar një tokë me 500 m2 si dhuratë nga Qefsere e Eqerem Grori si dhe Osman Dervishi në një prej zonave më të shtrenjta të Tiranës, pranë stadiumit “Air Albania”.

Që prej asaj kohe, SPAK kishte kërkuar informacion nga Kadastra dhe kishte rënë në gjurmët e Artur Shehut dhe Elton Mehmetit të cilët i kishin dhuruar njëri tjetrit sipërfaqe të tëra toke duke nisur nga viti 2015 deri në 2022. Në momentin kur këto personazhe morën vesh veprimet e SPAK për ta konfiskuar pronën filluan të lëviznin duke kërkuar informacion në Angjencinë e Kadastrës, ndërsa anulohen edhe kontrata zhvillimi të bërë me një kompani.

“2.2.5 Gjatë kohës që çështja ishte në hetim (maj të vitit 2022) dhe kohë që përkonte me paraqitjen pranë Gjykatës të kërkesës për konfiskim të pasurive të shtetasit Eldi Dizdari, grupi kriminal ka filluar lëvizjet e tij, duke përdorur edhe institucionin shtetëror të Agjensisë së Kadastrës, në përpjekje për të marrë të dhëna nëse pranë Prokurorisë së Posacme ka patur çështje ndaj tyre, kohë kjo që përkon edhe me operacionin e kryer në Belgjikë në kuadër të çështjes "Black Eagle"", dosje për të cilën është përftuar informacion përgjatë hetimeve. Hetimet janë zhvilluar në mënyrë paralele dhe për të cilat autoritetet përkatëse kanë dërguar edhe letërporosi pranë autoriteteve reciproke, në mënyrë të pavarur, duke u lidhur më pas me njëra-tjetrën.

Pranë Prokurorisë së Posçcme është paraqitur një kërkesë nga shtetasit Myzejen Rama, Besnik Rama dhe Andi Grori (bashkëpronarë të truallit) duke kërkuar dhënien e pëlqimit për zhvillimin e pronës dhe po këto ditë nga Agjensia e Kadastrës Jug Tiranë është kërkuar informacion, nëse për personin nën hetim Artur Shehu, po zhvilloheshin hetime, pasi në këtë zyrë ishin paraqitur dy kontrata dhurimi të lidhur ndërmjet shtetasit Artur Shehu (dhe shtetasve Xhesika Dodaj (bashkëjetuese e shtetasit Fation Kola) dhe Malvina Canaj, (bashkëjtuesja e shtetasit Ervis Çela), (ky i fundit i arrestuar për veprën penale të trafikimit të lëndës narkotike), të cilave ai iu dhuronte sipërfaqet e tokës të së njëjtës Zonë Kadastrale të përfituara nga dhurime të mëparshme.

Përgjatë kësaj kohe kanë filluar revokimet e kontratave të lidhura me shoqërinë "A@AMIV" sh.p.k., dhe në vitin 2022 nëpërmjet përgjimeve të komunikimeve të bashkëpronarëve, por edhe personit nën hetim Adrian Rama, është mësuar se ishte ky i fundit, i cili qëndronte dhe orientonte veprimet me pronën dhe pas shkresës së dërguar në SPAK, nga Agjencia e Kadastrës, ku kërkonte informacion mbi personin nën hetim Artur Shehu, duke krijuar kështu indicie për lidhje të mundshme të tyre mes njëri-tjetrit”, thuhet mes të tjerash në dosje. Versus.al

Poll