AKTUALITET /

Pjesë e grupit të Koçekut që trafikonte drogë e pastronte para, vetëdorëzohet në polici, Erjon Rama

Shkruar nga Versus
Pjesë e grupit të Koçekut që trafikonte drogë e
Artur Koçeku

Erjon Rama, i cili dyshohet se ishte pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Artur Koçeku që merrej me trafikun e drogës dhe investonte paratë në sektorin e ndërtimit, është vetëdorëzuar në polici ditën e sotme. 

Ndaj Ramës ka patur masë sigurie "arrest shtëpie". Ai del në dosjen e takimeve me krerët e karteleve jashtë vendit. Erjon Rama, i panjohur në botën e biznesit më parë, të paktën në letra, gjatë tre viteve të fundit ka nisur të ekspozohet si aksioner në kompani baresh dhe restorantesh.

SPAK lëshoi masa sigurie ‘arrest me burg’ për dy vëllezërit Erjon dhe Adrian Rama, në kuadër të operacionit u zhvillua për goditjen e grupit të strukturuar kriminal që drejtohet nga Luçiano dhe Abedin Koçeku. Dy vëllezërit Rama janë nipat e “Mirit të Xhikes” ose Fatmir Ramës, i vrarë në vitin 2003 në biznesin e tij “Kartodrom 2000”. Versus.al

Poll