
Një trup i pajetë në gjendje të dekompozuar është gjetur në territorin e fshatit Cerrujë, në lagjen Domush të Tiranës, ndërsa dyshohet se mund t’i përkasë Eglant Koçi.
Sipas Policisë së Shtetit, trupi është konstatuar në një zonë të thellë dhe të vështirë për t’u aksesuar.
Në njotimin zyrtar, policia thotë se, "në territorin e fshatit Cerrujë, lagjia Domush, Elbasan, është gjetur në proces dekompozimi, një trup njeriu i seksit mashkull".

"Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet dhe verifikimet me qëllim identifikimin e shtetasit, si dhe zbardhjen e rrethanave të tjera të rastit", thuhet në njoftimin e policisë.
Hetimet janë fokusuar te rrethanat e zhdukjes së 34-vjeçarit Eglant Koçi, ndërsa në kërkim vijon të jetë Armand Shakaj, i dyshuar si autor i ngjarjes. Sipas të dhënave hetimore, ai dyshohet se më 6 qershor ka përdorur një karrotrec për të transportuar automjetin e Koçit drejt zonës së Ibës.
Pikërisht në këtë zonë, ishin sinjalet e fundit të celularit të Shakajt. Ai e mori të riun me forcë në zyrën e tij në Tiranë ku dhe mendohet të jetë vrarë. Më pas Shakaj e ka nxjerrë dhe transportuar në makinën e tij, të cilën e kishte vendosur në një karrotrec për të humbur gjurmët.
Për të mos u zbuluar, 41-vjeçari kishte ndërruar të paktën 6 herë numrin e celularit.
Pista kryesore e konfliktit mes dy djemve dyshohet të kenë qenë mosmarrëveshjet për kriptovalutat dhe paratë me fajde.Versus.al

