POLITIKË /

Kuvend/ Mazhoranca nuk bën dot numrat, shtyn seancën në orën 18:30 për votimin e projektligjeve me shumicë të cilësuar!

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, propozoi mbylljen e diskutimeve dhe kalimin direkt në votimin e projektligjeve, duke argumentuar pamundësinë e vijimit normal të seancës.

Shkruar nga Versus

Kuvend/ Mazhoranca nuk bën dot numrat, shtyn seancën në orën

Seanca plenare e pasdites në Kuvend është shoqëruar sërish me tensione dhe ndërprerje, duke u rikthyer disa herë gjatë ditës për shkak të përplasjeve mes mazhorancës dhe opozitës.

Në këto kushte, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, propozoi mbylljen e diskutimeve dhe kalimin direkt në votimin e projektligjeve, duke argumentuar pamundësinë e vijimit normal të seancës.

“Pas një tentative si asnjëherë më parë, në pamundësi të zhvillimit të saj, propozoj ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin direkt në votim”, u shpreh Balla gjatë seancës.

Propozimi u shoqërua me kundërshtime nga opozita, e cila vijoi me bllokimin e Foltores së Kuvendit, duke sjellë tensione të mëtejshme në sallë.

Në këto rrethana, seanca u shty për në orën 18:30, ku pritet të kalohet direkt në votimin e projektligjeve, disa prej të cilëve kërkojnë shumicë të cilësuar për t’u miratuar.

Ndër nismat më të rëndësishme është edhe Amnistia Penale, e cila kërkon të paktën 84 vota për miratim.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, deklaroi se kishte zhvilluar takime me kryetarët e grupeve parlamentare, por përfaqësuesit e opozitës nuk ishin paraqitur.Versus.al

Poll