POLITIKË /

"Flaka ka arritur në gju, ju kriheni", Muçi: 100 mijë protestues duan dorëheqje! Rama n'burg, Berisha n'burg

Muçi përmendi edhe reagimet e eurodeputetëve të PE në mbështetje të protestuesve.

Shkruar nga Versus

"Flaka ka arritur në gju, ju kriheni", Muçi: 100 mijë

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi foli në Kuvend për protestat masive që prej javësh vijojnë në Tiranë, rrethe e shtete ku ndodhet diaspora shqiptare. Muçi akuzoi deputetët e mazhorancës se po shtireshin sikur nuk dëgjonin kërkesat e protestuesve ndërkohë që PE kërkoi të shfuqizohen ligjet që lejojnë ndërtimet në zonat e mbrojtura.

“Dua të di nga kolegët e mazhorancës dhe për sa kohë do vazhdojnë të shtiren e të krihen ndërkohë që flaka ka arritur te gjuri. Është dita e 19-të e një proteste të vazhdueshme ku 100 mijë qytetarë të këtij vendi kërkojnë dorëheqjen e kësaj qeverie dhe ju vazhdoni të bëni sikur nuk dëgjoni. Rezoluta e PE ju nxiu faqen, ju tha shfuqizoni ligjet për të cilat po protestohet. Ju ndërpreu lejet e ndërtimit me të cilat ushqeni oligarkët e trafikantët”- tha deputeti, duke kujtuar më tej edhe fjalimet e eurodeputetëve në mbështetje të protestuesve: “Salla e PE po kumbon ende nga fjalimet e eurodeputetëve në mbështetje të protestuesve. Deputetja suedeze doli e foli sesi shpërfillen nevojat bazike të shqiptarëve për një pakicë të privilegjuar. Deputeti gjerman foli për korrupsionin politik, deputetja italiane tha se Shqipëria është bërë model për gjithë Evropën sesi protestohet kundër një pushteti dhe një opozite që nuk përfaqëson më popullin e saj”.

Ligjvënësi shtoi më tej se sa më gjatë të zgjasë indiferenca ndaj kërkesave të protestuesve, aq më shumë pjesëmarrës do ketë në protestë duke thirrur “Rama n’burg, Berisha n’burg”.

“Ju vazhdoni të bëni sikur nuk dëgjoni. Deputetja juaj e dha dorëheqjen për nder të saj dhe sot po denoncon sesi po i kërcënohet familja nga krimi i organizuar i partisë tuaj. Ju dilni e thoni se ndiheni të tradhtuar. E dini se kush janë të tradhtuar? Ata studentët e 2018-ës me të cilët ishte Koçeku. Vetëm këtu kam parë njerëz që shtiren si patriotë dhe janë hajdutë të vendit të tyre. Sa më gjatë të bëni sikur nuk dëgjoni, aq më shumë do mbushet sheshi dhe do kumbojë thirrja “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Prandaj zhbllokoni veshët përpara se t’ju marrë përpara vala e mllefit të shqiptarëve”- deklaroi Muçi. Versus.al

Poll