Një aksident i frikshëm ka ndodhur mesditën e sotme në hyrje të Elbasanit.
Shoferi i një autobusi u përplas me një makinë gjatë qarkullimit dhe përfundoi duke rrëzuar tabelën e një pike karburanti duke shkaktuar dëmtime të shumta materiale.
Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar apo pasoja të tjera serioze. Shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnëpër zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Versus.al

