
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zhvilluar sot një operacion në Devoll, ku janë kryer kontrolle në banesën e Devi Agos, ish-punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në juglindje. Në operacion është përfshirë edhe Byroja Kombëtare e Hetimit.
Devi Ago ka dhënë dorëheqjen nga detyra pak kohë më parë, ndërsa hetimet dyshohet se lidhen me elementë penalë për shpërdorim detyre.
Si pjesë e hetimeve përmendet edhe Klevis Hoxha, ish-drejtor i Policisë Bashkiake, i cili dyshohet për lidhje shoqërore me Agon. Versus.al

