Live Updates /

Protestat masive e takimet në Aruba dominojnë Kuvendin, akuza mes palëve! PD bllokon foltoren

*Pavarësisht se rendi i ditës ishte krejt tjetër, sërish debatet në seancën e sotme plenare të Kuvendit u bënë lidhur me protestat masive që prej javësh kanë përfshirë vendin. *Deputetët e PD u përpoqën të imitonin protestuesit duke u shfaqur me pankarta në seancë. Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i akuzoi se fillimisht i quajtën protestuesit anti-Trumpistë dhe tha se Berisha ishte i fundit që mund të mbështeste protestuesit pasi thirrjet ishin edhe për arrestimin e tij. *Debatet vijuan edhe mes Berishës dhe Gjiknurit i cili mohoi përfshirjen e tij në takimet e Arubës. Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi akuzoi të dyja palët se po injoronin kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e klasës së vjetër politike. *Seanca u ndërpre dy herë pasi deputetët e PD rrethuan foltoren duke kërkuar që Berisha të merrte fjalën për replikë ndaj Taulant Ballës.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Pavarësisht se rendi i ditës ishte krejt tjetër, sërish debatet në seancën e sotme plenare të Kuvendit u bënë lidhur me protestat masive që prej javësh kanë përfshirë vendin. *Deputetët e PD u përpoqën të imitonin protestuesit duke u shfaqur me pankarta në seancë. Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i akuzoi se fillimisht i quajtën protestuesit anti-Trumpistë dhe tha se Berisha ishte i fundit që mund të mbështeste protestuesit pasi thirrjet ishin edhe për arrestimin e tij. *Debatet vijuan edhe mes Berishës dhe Gjiknurit i cili mohoi përfshirjen e tij në takimet e Arubës. Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi akuzoi të dyja palët se po injoronin kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e klasës së vjetër politike. *Seanca u ndërpre dy herë pasi deputetët e PD rrethuan foltoren duke kërkuar që Berisha të merrte fjalën për replikë ndaj Taulant Ballës.

6 Postime
1 ORE ME PARE

“O zoti bideja”, tensione në Kuvend, deputetët e PD rrethojnë foltoren! Ndërpritet seanca

Protestat masive e takimet në Aruba dominojnë Kuvendin, akuza mes

Seanca e Kuvendit u ndërpre nga kryeparlamentari Niko Peleshi me qëllim vendosjen e qetësisë pas debateve mes socialistëve e demokratëve që u paraprinë nga një deklaratë e Taulant Ballës për të cilën Peleshi nuk lejoi replikë.

“Nëse ka një fitore të këtyre protestave, është fakti se deri më tani paqësore, pa molotovë, pa dhunë dhe mbi të gjitha i morën sheshin atij atje, ia morën. Çdo të hënë me krushqit me 40-50 veta, ua morën.

Ti je humbësi i madh këtu Sali. Sa i përket amendamentit 17 të propozuar nga Deputetët e Gjelbër. Ju keni votuar kundër në PE, sepse partia Popullorë Europiane, ku merrni pjesë, votoi kundër. Po ashtu, edhe Partia Konservatore. Ne kemi votuar pro në PE, ju keni votuar kundër. Kjo është e vërteta”, u shpreh Balla.

Pasi nuk iu lejua replika Berishës, deputetët e PD u mblodhën para foltores ku po mbante fjalën deputeti Ardit Bido drejt të cilit u hodhën fjalë fyese nga Noka i cili u shpreh: O zoti Bideja.

Pas kësaj Peleshi ndërpreu seancën për 5 minuta pushim. Versus.al

2 ORE ME PARE

"Flaka ka arritur në gju, ju kriheni", Muçi: 100 mijë protestues duan dorëheqje! Rama n'burg, Berisha n'burg

Protestat masive e takimet në Aruba dominojnë Kuvendin, akuza mes

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi foli në Kuvend për protestat masive që prej javësh vijojnë në Tiranë, rrethe e shtete ku ndodhet diaspora shqiptare. Muçi akuzoi deputetët e mazhorancës se po shtireshin sikur nuk dëgjonin kërkesat e protestuesve ndërkohë që PE kërkoi të shfuqizohen ligjet që lejojnë ndërtimet në zonat e mbrojtura.

“Dua të di nga kolegët e mazhorancës dhe për sa kohë do vazhdojnë të shtiren e të krihen ndërkohë që flaka ka arritur te gjuri. Është dita e 19-të e një proteste të vazhdueshme ku 100 mijë qytetarë të këtij vendi kërkojnë dorëheqjen e kësaj qeverie dhe ju vazhdoni të bëni sikur nuk dëgjoni. Rezoluta e PE ju nxiu faqen, ju tha shfuqizoni ligjet për të cilat po protestohet. Ju ndërpreu lejet e ndërtimit me të cilat ushqeni oligarkët e trafikantët”- tha deputeti, duke kujtuar më tej edhe fjalimet e eurodeputetëve në mbështetje të protestuesve: “Salla e PE po kumbon ende nga fjalimet e eurodeputetëve në mbështetje të protestuesve. Deputetja suedeze doli e foli sesi shpërfillen nevojat bazike të shqiptarëve për një pakicë të privilegjuar. Deputeti gjerman foli për korrupsionin politik, deputetja italiane tha se Shqipëria është bërë model për gjithë Evropën sesi protestohet kundër një pushteti dhe një opozite që nuk përfaqëson më popullin e saj”.

Ligjvënësi shtoi më tej se sa më gjatë të zgjasë indiferenca ndaj kërkesave të protestuesve, aq më shumë pjesëmarrës do ketë në protestë duke thirrur “Rama n’burg, Berisha n’burg”.

“Ju vazhdoni të bëni sikur nuk dëgjoni. Deputetja juaj e dha dorëheqjen për nder të saj dhe sot po denoncon sesi po i kërcënohet familja nga krimi i organizuar i partisë tuaj. Ju dilni e thoni se ndiheni të tradhtuar. E dini se kush janë të tradhtuar? Ata studentët e 2018-ës me të cilët ishte Koçeku. Vetëm këtu kam parë njerëz që shtiren si patriotë dhe janë hajdutë të vendit të tyre. Sa më gjatë të bëni sikur nuk dëgjoni, aq më shumë do mbushet sheshi dhe do kumbojë thirrja “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Prandaj zhbllokoni veshët përpara se t’ju marrë përpara vala e mllefit të shqiptarëve”- deklaroi Muçi. Versus.al

2 ORE ME PARE

Gjiknuri: Bëre marrëveshje për të udhëtuar në SHBA! Berisha: Dil bëj be se s’ke qenë në Aruba

Protestat masive e takimet në Aruba dominojnë Kuvendin, akuza mes

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri iu përgjigj akuzave të kryedemokratit Sali Berisha lidhur me takimin e shumëpërfolur në Aruba. Gjiknuri tha se nuk ka lidhje me asnjë prej personave të cilët përmendi Berisha.

“Unë nuk kam lidhje fare me ata persona. Nuk njoh asnjërin nga ata. Fatkeqësisht disa nga emrat që përmenden aty, familjarë të tij janë në foto. Unë nuk po them kanë apo jo lidhje. Këtu kemi të bëjmë me një shpifje ordinere që nuk ka lidhje me realitetin. Ky është i konfuzuar me protestën, i pari që tha antitrumpizëm është ai, më vonë e ktheu pllakën”- u shpreh Gjiknuri.

Ndërsa shtoi se kur të zbardhet çështja e Arubës, do të zbulojë marrëveshjen që ka bërë Berisha për heqjen e non-gratës.

“Kur të dalë e vërteta e Arubës do të them se çfarë marrëveshjesh ka bërë ai për t’i lënë hapësirë të udhëtojë prapë në Amerikë. Këtë mbase duhet t’ua shpjegojë demokratëve të tij. Por unë do flas kur të dalë e vërteta e Arubës”.

Berisha nga ana tjetër doli menjëherë në foltore dhe i bëri thirrje Gjiknurit të betohej se nuk kishte qenë në Aruba.

“Damian dil e bëj be këtu që nuk ke qenë në Aruba. Dil ti. Përsa i përket asaj, gjithçka është trillim dhe vetëm trilliim. Fatmirësisht dosjen e ka në dorë një armik i imi që quhet Altin Troplini Gjoka. Ai mezi do priste ta shihte këtë. Kurse ty të fsheh ai”- tha kryedemokrati Versus.al

2 ORE ME PARE

“Ky pelikani, i fundit që mund të flasë”, Balla-Berishës: Protestuesit të duan në burg, të kam kallëzuar

Protestat masive e takimet në Aruba dominojnë Kuvendin, akuza mes

Ashtu siç pritej, në seancën e sotme plenare pati përplasje mes socialistëve e demokratëve mbi protestat masive që zhvillohen prej javës dhe kanë si kërkesë dorëheqjen e klasës së vjetër politike.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se protestuesit duhet ta falenderojnë pasi i ka ndihmuar në kërkesën e tyre për burgosjen e Sali Berishës. Ndërsa e sfidoi kryedemokratin që të paraqitet në protestën që mbahet pasditen e sotme.

“Sa i përket çështjeve të tjera që u parashtruan këtu. I fundit në këtë sallë që mund të flasë në emër të protestuesve është ky pelikani këtu (Berisha). I fundit! Dakord? Nëse do të zbatosh, unë të sfidoj. Sot pasdite dil në protestë. A shkon dot në protestë? Provoje po ta mbajti. Personalisht unë e meritoj një falenderim nga ana e protestuesve sepse kam kontribuar për një nga kërkesat e tyre. Ata thonë Sali Berisha në burg. Unë e kam bërë një kallëzim për ty. I ftoj protestuesit ta marrin në shqyrtim. Jeni qesharakët më të mëdhenj, ditën e parë të protestës akuzuat protestuesit se i kishte nxjerrë PS”- u shpreh Balla. Versus.al

 

3 ORE ME PARE

"Malaj kreu vepër penale", Shehaj: Ministri më shantazhoi vetëm se pyeta për skandalin e Bankers

Protestat masive e takimet në Aruba dominojnë Kuvendin, akuza mes

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i cili u përjashtua nga seancat plenare ishte i pranishëm sot në Kuvend ku tha se gjatë vendimit të marrë nga Sekretariati i Etikës nuk ishin 6 deputetë siç e përcakton rregullorja. Ndërsa sa i takon procesverbalit, Shehaj tha se nuk është përfshirë sjellja e ministrit të Financave Petrit Malaj i cili sipas tij, e ka shantazhuar.

“Në seancën e kaluar në këtë parlament është konsumuar një vepër penale nga ana e ministrit të Financave. Haptas ka treguar që ka aksesuar informacione që lidhen me mua, familjarët e mi. I ka bërë ato publike dhe i ka përdorur për të më shantazhuar publikisht sepse kërkoja informacione lidhur me një skandal që kishte të bënte me 120 milionë euro të Bankers”- tha Shehaj.

Ndërsa më tej kërkoi korrigjimin e procesverbalit dhe që PS të ndalonte përdorimin e Kuvendit si pronë private.

“Jo vetëm më kërcënoi, por përdori edhe një fjalor të shëmtuar për të cilin nuk mban përgjegjësi dhe mungon në këtë procesverbal. Duhet që procesverbali të korrigjohet, të mos shënohet vetëm çfarë thashë unë, por edhe çfarë tha ai. Nuk mund të vazhdohet në këtë mënyrë duke e përdorur Kuvendin sikur ta keni pronë private”- shtoi deputeti. Versus.al

3 ORE ME PARE

Deputetët e PD "kopjojnë" protestuesit, shkojnë me pankarta në Kuvend

Protestat masive e takimet në Aruba dominojnë Kuvendin, akuza mes

Protestuesit që prej javësh mbushin sheshin para kryeministrisë, mesa duket kanë frymëzuar edhe deputetët e Partisë Demokratike.

Sot kur mbahet seanca plenare e javës, të gjithë ligjvënësit demokratë shihen teksa mbajnë në duar pankarta me shkrime të ndryshme para se të hyjnë në Kuvend. Me shprehje nga më të ndryshmet, disa prej tyre edhe të “huazuara” nga protesta e qytetarëve, demokratët hyjnë të buzëqeshur në seancë.



Ndërsa në fillim PD mbajti një qëndrim kundër protestuesve duke e mbështetur projektin në Zvërnec, së fundmi duket se ka ndryshuar qasje duke bërë thirrje që protestat të vazhdojnë. Versus.al

Poll