Live Updates /

Rikthehen protestat kundër ndërtimit të resortit të Bashkim Ulajt! Banorët e Rrjollit shembin rrethimin dhe futen në kantier

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

2 Postime
1 DITE ME PARE

Banorët e Rrjollit i drejtohen kantierit të Bashkim Ulajt pasi “çajnë” rrethimin

Rikthehen protestat kundër ndërtimit të resortit të Bashkim
Banorët e Rrjollit kanë vijuar protestën e tyre kundër projektit turistik që po ndërtohet nga kompania e biznesmenit Bashkim Ulaj.

Pasi kanë çarë një pjesë të rrethimit të vendosur rreth kantierit, protestuesit janë futur në zonën ku po zhvillohen punimet, duke shkaktuar tensione dhe përplasje me forcat e policisë.

Në disa momente situata është përshkallëzuar, ndërsa banorët kanë akuzuar efektivët për shtyrje dhe përdorim force ndaj protestuesve.

Mes thirrjeve të dëgjuara gjatë tubimit ishte edhe: “Ju erdhi fundi hajdutëve”, ndërsa protestuesit shprehën vendosmërinë për të vijuar kundërshtimin ndaj projektit./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

1 DITE ME PARE

Banorët përplasen me policinë dhe tentojnë të heqin rrethimin e kantierit

Rikthehen protestat kundër ndërtimit të resortit të Bashkim

Momente tensioni janë regjistruar gjatë protestës së zhvilluar në Rrjoll të Velipojës, ku banorët kundërshtojnë ndërtimin e resortit turistik të Bashkim Ulajt në zonë.

Gjatë tubimit, protestuesit janë përplasur me efektivët e policisë pranë kantierit të ndërtimit. Pas përshkallëzimit të situatës, disa prej banorëve kanë tentuar të heqin një pjesë të rrethimit me kangjella që rrethon zonën ku po zhvillohen punimet.

Protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit, duke ngritur shqetësime lidhur me çështjet e pronësisë dhe zhvillimin e zonës. Gjatë protestës janë dëgjuar edhe thirrje kundër klasës politike në vend.

Situata ka mbetur e tensionuar për disa minuta, ndërsa forcat e policisë kanë qenë të pranishme në terren për të monitoruar zhvillimet dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të incidentit./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll