Dy ditë më parë Arlinda Pogaj u shkarkua nga posti i drejtoreshës së Operatorit të Blerjeve të Përqendruara ku përflitej shpesh për tenderat me vlerë të lartë dhe shkeljet në procedura.
Sot mësohet se në vendin e saj është emëruar Jonaid Myzyri, ish-kreu i Prokurimeve Publike i cili në qershor të vitit të shkuar u mor i pandehur nga SPAK për shkelje në tendera ndërsa këtë vit SPAK kërkoi pushimin e hetimeve për të pasi nuk kishte gjetur vepër penale. Pavarësisht kësaj kërkese, Gjykata e Posaçme u kërkoi prokurororëve të posaçëm plotësim hetimesh me evidentimin e përfshirjes së Myzyrit në dosjen hetimore për tenderat.
Nga ana tjetër, ende nuk dihen arsyet e shkarkimit të Pogajt. Ish-drejtoresha përflitej shpesh për manipulimin e procedurave të prokurimeve dhe përshtatjen e kritereve për të favorizuar kompani të caktuara. Versus.al

