Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në bashkinë Finiq, pranë zonës së Syrit të Kaltër ku 2 persona janë rrëzuar me motor në një humnerë.
Njëri prej të aksidentuarve është shtetas i huaj. Fatmirësisht pas ndërhyrjes së forcave të MSZH dhe strukturave të policisë, 2 personat u shpëtuan dhe kishin pësuar vetëm dëmtime të lehta.
Pasi u nxorën nga zona ku kishin rënë, të lënduarit u transportuan drejt Spitalit të Sarandës për ndihmë mjekësore dhe kontrolle të mëtejshme. Autoritetet ndodhen në terren për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Versus.al

