AKTUALITET /

Tentoi të grabiste një market në Tiranë, mbetet i plagosur autori

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi ka hyrë në ambientet e dyqanit dhe dyshohet se ka tentuar të marrë me dhunë disa produkte

Shkruar nga Versus

Tentoi të grabiste një market në Tiranë, mbetet i plagosur

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Kongresi i Manastirit”, pas një tentative të dyshuar për grabitje në një market të rrjetit “Big Market”.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi ka hyrë në ambientet e dyqanit dhe dyshohet se ka tentuar të marrë me dhunë disa produkte. Gjatë përpjekjes, ai është përplasur me raftet e marketit, duke pësuar lëndime të rënda.

Ngjarja ka shkaktuar panik te punonjësit e marketit, të cilët kanë njoftuar menjëherë.Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by N'thelb (@nethelb_media)

 

Poll