AKTUALITET /

Protesta e 18-të antiqeveritare, qytetarët: Votimi në PE për zonat e mbrojtura, fitorja jonë e parë

Një prej aktivisteve, Luçiana Kokaj, në fjalën e saj u shpreh se sot do ngremë zërin edhe për gjyshërit dhe pensionistët, shtresën më të nëpërkëmbur nga ky sistem

Shkruar nga Versus

Protesta e 18-të antiqeveritare, qytetarët: Votimi në PE për

Proesta e 18-të qytetare kundër qeverisë ka nisur këtë të mërkurë me orarin e ri, në orën 19:00.

Qytetarët u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’, për të marshuar më pas në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ drejt Kryeministrisë.

Një prej aktivisteve, Luçiana Kokaj, në fjalën e saj u shpreh se sot do ngremë zërin edhe për gjyshërit dhe pensionistët, shtresën më të nëpërkëmbur nga ky sistem.

"Ne menduam që sot të ngremë zërin për gjyshërit tanë për shtresën që ky sistem e ka trajtuar në mënyrën më të keqe të mundshme. Në familjet tonë nuk ka një gjysh që jeton me dinjitet me pensionin e tij.

Varet nga fëmijët e vet, për të dhënë lek nga mërgimi për ilaçet. Ndaj sot ka qenë një thirrje shumë e bukur merr gjyshin në protestë. Sot do ngremë zërin shumë fort për gjithë gjyshërit tanë. Që mundi i tyre të shpërblehet. Rama jepe dorëheqje!", tha Luçiana.Versus.al

Poll