AKTUALITET /

U veshën si gra për të vr*rë Rexhep Ginën, Tafani: Plani u bë në Greqi, Laerti kishte konflikt pronash

Shkruar nga Versus
U veshën si gra për të vr*rë Rexhep Ginën, Tafani:
Artan Tafani, Laert Haxhiu

Artan Tafani, i penduari i drejtësisë lidhur me dosjen e kreut të Bandës së Lushnjës, Leart Haxhiu, ka dhënë dëshmi lidhur me planet për tentativën e vrasjes së Rexhep Ginës, ish-anëtarit  të bandës së Aldo Bares në Lushnjë.

Pasi tregoi sesi kishte dështuar ta vriste në Lushnjë ku ishin maskuar si gra me paruke, Tafani rrëfeu se plani për krimin e mbetur në tentativë ishte bërë në Athinë ku Gina shkonte herë pas here.

Sipas Tafanit, Haxhiu kishte konflikt pronash me Ginën dhe i kishte vënë njerëz që ta ndiqnin nga pas dhe ta fotografonin kudo që shkonte.

Dëshmia e Artan Tafanit:

Avokati: Korrik 2022 ku keni qenë?

-Në Astir me Laertin, në shtëpi. bashkë kemi jetuar në atë kohë

Avokati: A ju kujtohet të keni kryer ndonjë aktivitet kriminal, gjatë korrikut 2022

-Mos gaboj, kemi marrë veprimet për të kryer vrasjen e Rexhep Ginës. Personalisht nuk e njihja

Avokati: Kush e porositi dhe pse?

-Për punë hasmërie, ka qenë te grupi Aldo Bares. Ka qenë dhe një konflikt pronash. Ma ka shpjeguar Laerti arsyen pak a shumë. Në Lushnjë te lokali i Rexhep Ginës ka pasur toka dhe xhaxhai i Laertit aty.

Avokati: Kur e keni diskutuar për herë të parë?

-Në Athinë, Greqi.

Avokati: Keni bërë plan?

-Rexhep Gina në atë kohë jetonte në Athinë, prandaj. Ma tha mua personalisht dhe Mario Diamantit, do merrnin informacione përmes një polici grek.

Avokati: Kush kanë qenë të pranishëm?

-Mario Diamanti që është vrarë në Greqi, unë Laert Haxhiu. Takimi në Greqi është bërë në 2021 mos gaboj.

Avokati: Sa keni qëndruar në Greqi

-10 ditë, ika pastaj. Laerti erdhi në tetor

Avokati: Keni diskutuar më për Rexhep Ginën?

-Po, për vrasjen e Rexhep Ginës. E ruante Laerti vazhdimisht, e ndiqnin dhe njerëzit e Laertit. Dy persona i çonin video dhe foto Laertit. Versus.al

Poll