
Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Gjergji Lala është ndarë nga jeta në moshën 79 vjeçare. Ai vdiq në një spital në Itali pas një sëmundje me të cilën përballej prej kohësh.
Publiku shqiptar e njeh Lalën për kontributin e tij në skenë dhe karrierën e vlerësuar në artin e interpretimit. Ai luajti shumë role në teatër dhe kinematografi, por më i përmenduri është roli i Mihal Gramenos në filmin “Liri a Vdekje”.
Në kinema ka rreth 10 filma ku ka marrë pjesë si aktor kryesor dhe në role dytësore. Prej vitesh jetonte në Itali ku është aktivizuar në filma dhe telefilma të ndryshëm.
Gjergji Lala ka lindur më 6 dhjetor të vitit 1947 në Lushnje.
Filmografia e Gjergj Lalës:
–Tokë e përgjakur (1976)
-Nusja dhe shtetërrethimi (1978)
-Liri a Vdekje (1979)
-Gjurmë në kaltërsi(1981)
-Në prag të lirisë, (1981)
-Shtëpia jonë e përbashkët, (1982)
-Një emër midis njerëzve (1983)
-Lumi që nuk shteron (1989). Versus.al

