AKTUALITET /

Deputetja denoncoi në rrjetet sociale se është kërcënuar nga “Bajrat”, Hita: Marjana Koçeku nuk ka bërë kallëzim në polici

I pyetur nga mediat, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, tha se policia ka detyrimin ligjor të mbrojë jetën dhe pronën e çdo qytetari dhe se çdo situatë vlerësohet në bazë të rrezikut

Shkruar nga Versus

Deputetja denoncoi në rrjetet sociale se është

Deputetja Marjana Koçeku ka denoncuar përmes rrjeteve sociale se është kërcënuar nga grupi i njohur si “Bajrat”, duke ngritur shqetësime për sigurinë e saj personale.

Por deri tani, sipas Policisë së Shtetit, nuk është depozituar asnjë kallëzim zyrtar në lidhje me pretendimet e bëra nga deputetja.

I pyetur nga mediat, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, tha se policia ka detyrimin ligjor të mbrojë jetën dhe pronën e çdo qytetari dhe se çdo situatë vlerësohet në bazë të rrezikut.

“Policia është në mbrojtje të jetës së çdo personi. Është detyrim ligjor të mbrojmë jetën dhe pronën e qytetarëve. Në bazë të kërcënimit dhe rrezikut, bëhet edhe vlerësimi për masat e mbrojtjes. Por denoncim konkret nuk ka në polici”, deklaroi Hita.Versus.al

Poll