
Sot njëkohësisht me seancën ku u rrëzua kërkesa e Metës për lirimin nga qelia, zhvillohet edhe gjyqi në themel për ish-presidentin, ish-gruan e tij Monika Kryemadhi. Teksa pritej nisja e seancës, Meta zhvilloi një diskutim me deputetin e PL, Tedi Blushin të cilin e pyeti: “Tedi, sa ka vajtur kursi i euros pas goditjes së këtyre qindra mijëra eurove?”
Blushi i përgjigjet: Nuk e di, 85?
Meta: Po, se janë dhe remitancat. Po çfarë bëni ju të opozitës?
Blushi: Protestojmë në shesh.
Ndërkohë, nuk mungoi as ndërhyrja e Monika Kryemadhit e cila u shpreh: Po Altin Dumani çfarë bëri, se ato 150 milionë euro që u kapën tani, aty ishin?
Të pranishëm në seancën e sotme janë edhe dy prokurorët e çështjes së Metës, Sotir Kllapi dhe Arben Kraja. Versus.al

